Home Aktualitet A është ky i ...

A është ky i fundit, apo ky është fundi?

31
0
Nga Herion MESI:
Dikush që në rrugë vret 4 persona quhet terrorist, po ky i sotmi, dhe si të ngjashmit e tij, pse nuk trajtohet si i tillë?
Sepse vrasja në rrugë (aksidente rrugore) dhe shuarja e familjes me 4 anëtarë fatkeqësisht në këtë çmendinën tonë që quhet Shqipëri nuk është as e para dhe as e fundit, por ajo është tregues që kemi kapur fundin.
Kemi kapur fundin për nga përgjegjësia e të ngarit një mjet: Dhe kjo për shumë arsye, që nga pajisja e këtyre tipave me leje drejtimi, tek pajisja me një automjet, apo edhe deri tek përdorimi i celularit në lëvizje e sipër!
Kemi kapur fundin sa i përket infrastrukturës rrugore: Aksi ku ndodhi aksidenti i sotëm thuhet se e ka tabelën e shpejtësisë së lejuar 110 km/orë, por a kemi ne rrugë për një shpejtësi të tillë? Pa llogaritur këta “pilotët” që të vijnë nga mbrapa edhe pse ti je në anën tënde!
Çfarë ndodh me një shofer nëse ai lëviz me 120 km/orë nga 110 e lejuar në këtë rrugë? A merret ndonjë masë ndaj tij në përfundim të aksit rrugor, ku pse jo mund të jetë dhe një patrullë policie, e cila duhet të sinjalizohet nga kamerat e sigurisë së rrugës?
Të japësh mend dhe të tregosh përvoja personale nga ato që has në përditshmëri është fare e thjeshtë, pasi mjafton një xhiro me motorr dhe e kupton më së miri situatën piloteske të shqiptarëve në rrugë. Pjesa dërrmuese nuk përdor as sinjalet e krahëve nga do lëvizë jo më të ruajë distanca dhe gjëra të tilla. Për të mos folur për ndalimet e “të fortëve” si bajga në mes të rrugës.
Me pak fjalë, nëse duhet ta nise nga diku ky shtet, ta bëjë nga fillimi. Tani, sa nuk ka ndodhur aksidenti i radhës…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit