Home Editorial A ka rrezik p...

A ka rrezik për akte terr*riste në Tiranë nga MEK?

30
0

(Ky editorial është më i plotë si video, kliko për ta parë)

A ka rrezik për akte  terroriste në Tiranë nga MEK?!

-Shkruar nga Daniel Muçaku-

Ajo që ndodhi me kontrollin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ku mbi një mijë forca policore hynë dhe kontrolluan qytezën e tyre iraniane, në mes të Shqipërisë, nuk duket se do të kalojë pa pasoja.

Aty banojnë afro 3 mijë veta dhe tashmë dihet në dritën e faktëve të reja se ata jetojnë jo si në shtëpi private, por si në kamp ushtrie ku rrihet gati 24 orë kur do të jepet sinjali për luftë.

Pra ata janë luftëtarë të sprovuar!

Muxhahedinët e Durrësit ashtu janë të gatuar dhe edukuar, ato quhen si një organizatë maksiste islamike, ku nuk llogarisin jetën e tyre kur flitet për të rrëzuar regjimin e Iranit. Ato janë luftëtarë, ndërsa disa analistë shtojnë se janë edhe terroristë, por deri më tani ata ishin miq në Shqipëri. Ose më saktë të strehuar, por për të qenë realist muxhahedinët erdhën me urdhër nga SHBA dhe u mbajtën nga Berisha në fillim e më pas nga Rama, vetëm për llogari të amerikanëve.

Vetë amerikanët i kanë emërtuar organizatë terroriste, dikur, më pas i bënë miq dhe ua hoqën emrin terroristë.

Pas kontrollit të policisë shqiptare para disa ditëve, natyrisht që ishte hyrje me lejen e amerikanëve, ata si muxhahedinë janë të acaruar, pa shpresë dhe kur njeriu humbet këto, bëhet luftëtar për mbijetesë. Aq me tepër se ata janë luftëtarë edhe para kësaj ngjarje, ndaj duket se sherbimi sekret shqiptar dhe amerikan kanë informacione se 3 mijë muxhahedinët e Durrësit mund të reagojnë.

Me regjimin në Iran e kanë keq sepse shteti i tyre kërkon ti vrasë të gjithë, me amerikanët nuk i kanë mirë punët derisa ata i hodhën në humnerë, me qeverinë shqiptare nuk kanë më siguri, prandaj me sa duket informacionet sekrete kanë fakte apo indicio se ata mund të shpërthejnë në Shqipëri. Qeveria shqiptare nuk do ti mbajë, por nuk ka se ku ti cojë pasi asnjë shtet nuk i merr ata, sepse do të ketë punë me shtetin e Iranit, shtet që edhe Amerika e ka frikë.

Muxhahedinët tashmë mbeten brenda shtetit shqiptar. Për tu ingranuar në shoqerinë shqiptare është e vështirë se ata u lejuan që në fillim që të jetojnë si në repart ushtarak. Tani edhe po të duan të dalin nga kampi, si qytetarë të lirë nuk i lejon policia shqiptare.

Sot kishte kontroll të rreptë të hyrja e tyre, ku asnjë nuk hyn apo del pa kaluar në sitën e policisë dhe shërbimit sekret.

Kjo do ti acarojë ata, si puna e një kazani ku rritet presioni dhe do të shpërthejë!

Muxhahedinët janë njerëz, qytetarë të kësaj bote të madhe, por ka pak ditë që ata po trajtohen keq dhe me acarim, ndaj duhet patur kujdes nga shteti shqiptar, sepse siçc e thamë 3 mijë muxhahedinët janë bomba shpërthyese njerëzore kudo nëpër Tiranë!

Me ata duhet gjetur gjuha e mirëkuptimit, ndonëse edhe e kontrollit policor, por pikësëpari nëse ata mbushen përditë me zemërim, nuk do të jetë mirë për qytetarët shqiptarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit