Home Aktualitet A ra herësi? ...

A ra herësi? Flasin anëtarët e KQZ: Hedh poshtë skemën e ndarjes së mandateve

12
0

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin ku pranoi pjesërisht kërkesën e partive Bindja Demokratike dhe të Lëvizjes Demokratike për Ndryshim për të shfuqizuar nenin që shpërndan mandatet e deputetëve sipas logjikës së herësit. Sipas këtij vendimi, kandidatit nuk do t’i duhen më 10 mijë vota për të thyer herësin, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese sqaron se do të vendoset një prag i ri.

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve mendon se Gjykata nuk ka hedhur poshtë vetëm herësin, por komplet formulën. Ledio Braho, anëtar i KAS, mendon se vendimi i Gjykatës ”hedh poshtë komplet skemën e ndarjes së mandateve. Duhet gjetur një zgjidhje”.

Tjetër lexim ka Dritan Çaka, i Komisionit Rregullator. Sipas tij, rrëzimi i herësit vetëm heq pengesën duke hapur tërësisht listat. ”Unë si jurist shoh aspektin ligjor dhe sipas ligjit ata kanë marrë mandatin. Aspekti moral mbetet në gjykimin e gjithsecilit, pasi patëm kandidat që fituan mandatin me 800 vota”.

Skema mbi të cilën u bë ndarja e mandateve parlamentare për zgjedhjet e 25 prillit tashmë është antikushtetues, ndonëse gjykata nuk i dha fuqi prapavepruese vendimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit