Home Aktualitet Abazoviç sqar...

Abazoviç sqaron deklaratën për gjenocidin serb në Srebrenicë: U kërkoj falje nënave

119
0

Qeveria e tij është në rrezik. Fjalën e kemi për kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili ka dhënë një deklaratë që konsiderohet e turpshme për gjenocidin serb mbi Srebrenicë në vitin 1995.

Por në një postim në Telegram, ai u kërkon falje nënave. “U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt”.

Kërkesa e faljes vjen pasi familjarët e viktimave të gjenocidit, shoqatave dhe përfaqësuesve të partive politike në Mal të Zi, kanë thënë se Abazoviç relativizoi gjenocidin në Srebrenicë.

“Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve, dhe nuk u krye nga ushtritë, por nga politikanët, politika e së keqes, politika e vdekjes dhe politika e mashtrimit”, tha Abazoviç, në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit