Home Aktualitet Abortet në mo...

Abortet në moshën 17 -vjeçare më të lartat në Shqipëri

58
0

Aborti është një moment i vështirë si nga ana psikologjike ashtu edhe fizike. Pjesa më e madhe e aborteve është kryer në moshën 17 vjeçare, 104 aborte për 1000 lindje të gjalla. Për gjinekologen Moza Keta, të gjitha abortet janë të dëmshme, por më të vështira janë ato në moshë të re.

Ajo i tha Gazetasi.al se abortet ndikojnë negativisht në riprodhim.
Abortet në moshë të re lidhen me disa faktorë. Sociologia Marsi Simo shpjegon për Gazetasi.al se ky fenomen ndikon dhe lidhet fillimisht me adoleshencën e hershme, një dukuri sa biologjike aq edhe sociale.

“Është vënë re se dy dekadat e fundit adoleshenca nis në një moshë më të hershme. Sipas studimeve vajzat zakonisht fillojnë pubertetin midis moshës 8 dhe 13 vjeç dhe mesatarisht djemtë arrijnë pubertetin dy vjet më vonë se vajzat. Nisja e hershme e adoleshencës mund të shoqërohet me marrëdhënie seksuale të hershme. Duke qenë se po jetojmë në një shoqëri të hapur ku informacioni është i pandalshëm sidomos në zonat urbane, adoleshentët priren të nisin aktivietin seksual ende pa njohur veten”, shpjegon Simo.

Në raport shkruhet se pjesa më e madhe e aborteve (31.1%) ndodh nga gratë që kanë edukim 9-vjeçar dhe të mesëm. Ndërkaq në tërsi grupmosha më e predispozuar e grave për abort është 20-34 vjeç.

Psikologja Entela Binjaku thotë se kjo temë është mjaft e gjerë dhe kërkon një forcë përgjithësuese serioze, sepse çdo shifër ka pas një histori jete, ka një histori marrëdhënieje njerëzore. Ajo shton edhe se 17 vjeç është mosha kur shumë vajza e djem i afrohen moshës madhore, kur planet për të ardhmen nisin të ravijëzohen më qartë, por është edhe mosha kur energjia seksuale është në kanalizimin e vetë dhe kur jeta afektive nuk mund te anashkalohet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit