Home Aktualitet Ministri i Dr...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar për sulmin me tritol pranë banesës së gjyqtarit në Shkodër, Tonin Sterkaj.

27
0

Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes të sulmit me tritol pranë banesës së gjyqtarit në Shkodër, Tonin Sterkaj.

Ai thekson se kushdo që synon të intimidojë drejtësinë nuk do t’ja arrijë.

“Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time”, shprehet Manja.

“Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë”, deklaron ministri i Drejtësisë.

Manja shprehet se “sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit