Home ShowBiz Adele shtyn t...

Adele shtyn turneun në Las Vegas pas paralajmërimit të mjekëve

23
0

Këngëtarja e njohur Adele njoftoi të martën në mbrëmje se do të shtyjë turneun e saj në Las Vegas “Weekends with Adele” deri në muajin mars për t’u shëruar nga një sëmundje që nuk e bëri të ditur.

“Isha e sëmurë në fund të pjesës së parë të turneut dhe gjatë gjithë pushimit tim”, tha fituesja e çmimit Grammy, 35 vjeç, në një deklaratë përmes mediave sociale. “Nuk kisha mundësinë të kthehesha me shëndet të plotë përpara se të rifillonin shfaqjet dhe tani jam sërish e sëmurë dhe për fat të keq e gjithë kjo ka dëmtuar zërin tim.”

“Dhe kështu me radhë urdhërat e mjekëve,” vazhdoi ajo, “Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të pushoj plotësisht. 5 fundjavat e mbetura të kësaj pjese po shtyhen për një datë të mëvonshme. Tashmë jemi duke përpunuar detajet dhe informacioni do t’ju dërgohet sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Adele ishte në mes të takimeve të saj të fundit në ‘The Colosseum’ në Caesars Palace kur bëri njoftimin e saj. Fatkeqësisht për fansat, kjo nuk është hera e parë që asaj i është dashur të shtyjë turnetë e saj.

“Weekends with Adele” fillimisht ishte dashur të niste në janar 2022, por ajo njoftoi një ditë para se të fillonte se thjesht nuk mund të dilte në skenë për shkak të vonesave të lidhura me COVID-19. Në korrik 2022, ajo njoftoi shfaqjet e riplanifikuara dhe turneu i saj filloi zyrtarisht në nëntor. Adele shtoi 32 shfaqje të tjera në tetor 2023, të cilat e zgjatën turneun e saj deri në qershor të këtij viti.

Adele pritet të rikthehet në skenë më 17 maj. Ajo ende nuk ka shpallur data të reja për shfaqjet e saj të shtyra.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit