Home ShowBiz Adrola flet p...

Adrola flet për lidhjen e Fifit me ish-bashkëshortin e saj

228
0

Në një intervistë në “Why Not”, modelja shumë e komentuar Adrola Dushi ndër të tjera, foli tërthorazi edhe për lidhjen e Adis Patushit, ish-bashkëshortit të saj me këngëtaren Fifi.

Në rubrikën “Çfarë mendimi ke për…”, në një prej fotove ishte Fifi. Moment që shoqërohet me zëra dhe të qeshura nga audienca.

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrën të gjithëve. Me të vërtetë e vlerësoj shumë si artiste, me zërin e saj, me muzikën, me tekstet e saj”, thotë Adrola.

Roza më tej pyet, “Po lëvizjet e saj të fundit, si i gjykon?” – së cilës Adrola i përgjigjet me:

“Fifi është një nga ato njerëz që mendoj se i duhet shumë lumturi në jetë edhe ia uroj me gjithë zemër edhe çfarë mund të them tjetër për Fifin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit