Home Aktualitet Afera ”...

Afera ”Partizani”, Erion Braçe: SPAK s’ka goditur individin, por kapjen më të madhe të shtetit pas Gërdecit

56
0

Deputeti i PS-së, ish-zv/kryeministri Erion Braçe thotë se roli i Sali Bershës në aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizant, tregon se ka shkelur shtetin me këmbë. Për të Prokuroria nuk ka goditur një individ me këtë hetim por kapjen e shtetit. Aferën e privatizimit të ish-kompleksit Braç e ka quajtur kapjen më e madhe të shtetit që mund të ketë ndodhur ndonjëherë pas Gërdecit.

“Bujar Leskaj ka qenë kundër kthimit të pronës. Dashnor Sula është i njëjti deputet që ka mbajtur qëndrim për ligjin e sportit, ka thënë jam kundër. Këta më habisin me qëndrimin e sotëm. Ka akoma hije të zeza te kjo dosja e kësaj lagjeje.

Prokuroria nuk ka goditur individ me këtë hetim por kapjen e shtetit. Ka pasur shume akuza për inceneratorët, janë thënë dhe të pavërteta. Të ndryshosh 7-8 ligje në harkun e dy viteve është kapja më e madhe e shtetit që mund të ketë ndodhur ndonjëherë pas Gërdecit.

Ta ndryshosh ligjin e sportit sa vjen në pushtet një vit pasi vjen në pushtet dhe po përsëri tre vite. Kjo tregon se roli i këtij njeriu në këtë aferë e ka shkelur shtetin me këmbë në favor të interesave të veta personale”, tha ai për ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit