Home Aktualitet Aferat me kon...

Aferat me koncesionet, deputetja Vokshi akuza SPAK-ut: Pse nuk arrestohet Ilir Beqaj?

44
0

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj SPAK-ut. Në një deklaratë për mediat, ajo është ndalur te koncesionet në shëndetësi, duke deklaruar se ish-ministrit Ilir Beqajt nuk po i hyn gjemb në këmbë, ndonëse ka bërë korrupsion madhor. Për të kanë kaluar tre vjet dhe ende deputeti i PS-së Ilir Beqaj as nuk është thirrur për t’u pyetur.

”Skapi i partisë është kthyer në mburojë të korrupsionit të qeveritarëve hajdutë! Për të shkuar vetë te prova, i ftojmë qytetarët të shtrojnë disa pyetje? Pse SPAK nuk e heton ish-ministrin Ilir Beqja, për të cilin është depozituar një padi që para tri vitesh për koncensionin e sterilizimeve prej 100 milion USD? Pse SPAK nuk përgjigjet kur pyetet nga media nëse është regjistruar procedim penal kundër ndonjërit prej personave të përfshirë në dosje?

Pse SPAK e zvarrit hetimin dhe konkludimin e tij, edhe pse ka marrë një kallëzim penal nga shoqëria civile, vetëm pak javë pasi struktura e Posaçme Antikorrupsion u krijua? Përgjigja është e qartë dhe vetëm një: Skapi i partisë ka si mision nga partia që e krijoi, mbrojtjen e ministrave dhe qeveritarëve të korruptuar. Kallëzimi në fjalë identifikon ish-ministrin Ilir Beqja, nënshkrues i kontratës famëkeqe koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, që i kushton buxhetit të shtetit 100 milionë USD.

Në kallëzim ngrihen dyshime se zyrtarët e përfshirë në këtë kontratë kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, shpërdoruar detyrën, kryer korrupsion pasiv, si dhe i kanë sjellë dëm financiar shtetit në vlera të mëdha. Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service – aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. Paketën më të madhe, me 40 për qind të aksioneve, e zotëron Investital LLC- një kompani e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.

Sipas investigimeve të BIRN, Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë, blerë nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

SPAK e regjistroi në vitin 2020 procedimin penal për veprat penale të pretenduara në kallëzimin penal. Interesimit mediatik i janë përgjigjur me frazën: po vijojnë hetimet. Ndërkohë që SPAK pret, vepra penale e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” është parashkruar, pra për të nuk mund të ketë një dënim”, tha Vokshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit