Home Aktualitet Afganët do st...

Afganët do strehohen në konvikte, Çepani: Ku do të shkojnë studentët në tetor?

85
0

7 godina në ”Qyteti Studenti” janë boshatisur për të pritur afganët që po ikin në masë nga atdheu i tyre, pasi talebanët kanë marrë shtetin në dorë.

Edlira Çepani, aktiviste për të Drejtat e Njeriut, në një postim në facebook, shkruan se në vend që të nxirreshin studentët nga godinat në prag të fillimit të vitit të ri Universitar, do të ishte shumë më mirë të shihet mundësia e akomodimit të afganëve në pallatet e reja të pabanuara.

“Këtu afër shtëpisë sime janë nja 10-12 pallate që janë ndertuar prej kohësh e janë bosh (normal se s’ka më njerëz qe t’i blejnë, aq popullsi ka Shqipëria…nejse po ndërtohen dhe nja 8 të tjerë nderkohë…). A nuk do ishte më normale të përdoreshin këto për tëstrehuar refugjatët dhe jo te nxirreshin për leckash studentët nga qytetis tudenti?

Se mirë tani, po në Tetor kur të fillojë universiteti, ku do rrinë studentët? Kaq pak vlerë kanë të rinjtë e ketij vendi sa hidhen jashtë si lecka për t’u zëvëndësuar me refugjatë? Ka plot pallate Tirana që janë bosh, kjo është zgjidhja. Nëse nuk mjaftojnë, besoj se ata që kanë nënshkruar për të marrë refugjatë i kanë shtëpitë mjaftueshëm të mëdha për të mikpritur disa në shtëpitë e tyre”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit