Home Aktualitet Afganistani, ...

Afganistani, Demiraj: Katastrofë me pasoja të jashtëzakonshme

97
0

Një nga dështimet dhe katastrofat më të mëdha në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes, që do të ketë pasoja të jashtëzakonshme e ka konsideruar kolonel Dritan Demiraj, marrjen nën kontroll të Afganistanit nga talebanët. Ai thotë se investimi i 20 viteve ra për 11 ditë për shkak të dështimit politik dhe korrupsionit.

“Ajo që ka ndodhur në Afganistan është një situatë që do t’i dalë tymi shumë shpejt. Është një nga katastrofat më të mëdha në drejtim të sigurisë e mbrojtjes ku për herë të parë një grup terrorist furnizohet me armatime të sofistikuara në vlerë dhjetëra bilionë dollarë që do të thotë që një qeveri e investuar për 20 vite 2.27 trilionë dollarësh jo vetëm nga SHBA e NATO bie brenda 11 ditësh, është një nga dështimet e jashtëzakonshme që do të ketë pasoja”.

Si një nga ushtarakët më të kualifikuar dhe njohës i situatës në Afganistan, Demiri sqaron edhe arsyet që çuan në rrëzimin e qeverisë, ku theksin e vë sërish te dështimit politik për shkak të korrupsionit dhe përjashton dështimin ushtarak nga ana e SHBA.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit