Home Aktualitet Afrim Krasniq...

Afrim Krasniqi: Ja si votohej kryesia e PD kur kishte demokraci të brendshme

115
0
Nga Afrim Krasniqi-
In memoriam! Shtator 1991, rasti i parë dhe i vetëm në 30 vite kur një forcë politike aplikoi votën e Kuvendit Kombëtar për zgjedhjen e kryesisë! Kjo do të thoshte, – anëtarët e kryesisë dhe kryetari kishin të njëjtën bazë votuese dhe të njëjtin legjitimitet, – një sistem që sjell më shumë meritokraci, më shumë konkurrencë, më shumë personalitete dhe më shumë pavarësi.
Dy vjet më vonë ky rregull ndryshoi derisa dekadën e fundit, në të gjitha partitë, përfshirë në PD dhe PS, është kaluar në një sistem formal meritokracie, me më shumë praktika emërimi sesa zgjedhje konkurruese, duke prodhuar kryesi dhe ekipe drejtuese pa personalitete, pa sens përgjegjësie, pa profesion tjetër dhe pa identitet politik.
Tashmë, më shumë se ekipe drejtuese politike ato ngjajnë me trupat jopolitike 100% besnike ndaj eprorit emërtues, një prej faktorëve me ndikim në shndërrimin e partive politike në kooperativat e fundit të sistemit të kaluar në aspektin organizativ, në pengesë kryesore e demokracisë funksionale në aspektin vendimmarrës, si dhe në klikat më të fuqishme oligarkike e korruptive të sistemit të ri në aspektin e fuqisë dhe ushtrimit të pushtetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit