Home Aktualitet Agresioni rus...

Agresioni rus, Panariti: Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet në BE

38
0

Lufta ruse në Ukrainë, ka vënë pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti thotë se Putini nuk do ndalet, pasi kërkon që të vendos një brez në kufi me Europën nën diktatin e tij.

”Putin, kërkon të krijojë një brez vendesh nën diktat. Nuk ndalet do fillojë në brez që shkon nga veriu deri në Detin e Zi. Që sipas tij nuk kanë të drejtë që të përcaktojnë aleanca jashtë vullnetit të Moskës”.

Për të Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet në bllok në Bashkimin Europian. Sipas Panaritit standardet do të mund të plotësohen rrugës.

”Do pranohet nga BE. Standardet plotësohen rrugës. As bullgaria dhe Rumani nuk i kishin plotësuar. Ishin vende të bllokut lindor dhe u bë një veprim kurajoz. Por sot janë në BE. Sot do ndodhe me Ballkanin Perëndimor. Futi brenda dhe standardet do plotësohen rrugës. Do ishte e arsyetuar që 5 vende të BE ta njohin Kosovën në një presion pozitiv nga BE dhe SHBA. Ka qenë paradoks, për BE. Duhet të jetë pjesë e reformimit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit