Home Aktualitet Agron Gjekmar...

Agron Gjekmarkaj: Basha u rikthye për ego të shfrenuar personale. Berisha jo kandidat i opozitës për kryeministër

123
0

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj thotë se Sali Berisha nuk mund të jetë kandidati i opozitës për kryeministër, ndërsa shton se tashmë është koha që opozita të eksplorojë çdo formë që mund ta çojë drejt një bashkimi.

“Kam një distancim nga të gjitha grupimet në PD, një distancim që në optikën time është logjik. Nuk mendoj se Berisha do jetë kandidati i opozitës për kryeministër, besoj se nuk duhet të jetë sepse tashmë në konfliktin që ka me aleatë të rëndësishëm të vendit, me dështimin e 14 majit që tregoi se është faktor themelor i opozitës por nuk është fitues nuk ka fitore me Sali Berishën. Opozita duhet të eksplorojë çdo formë që të shkojë drejt bashkimit”, tha ai për News24.

Basha u rikthye dhe Gjekmarkaj e quan interes personal. ”Dëshira për të mbetur në politikë dhe të mbijetoj sa më gjatë për t’i shërbyer vetes. Një ego e shfrenuar për t’i dhënë jetë një gjëje që po vdes vetëm për ego personale”, tha ai.

Por si e komenton ai kandidimin e Gjergj Hanit përballë Bashës për kreun e PD? “Nuk e njoh, por është një gjë qesharake dhe e dekompozuar në raport me pritshmërinë që ka populli ndaj opozitës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit