Home Aktualitet Agron Shehaj ...

Agron Shehaj me parti të re? Spahiu: Duhet të bashkohet me forcat e reja politike

114
0

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka folur për krijimin e një parti të re. Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se i ka kapacitetet politike dhe financiare për të krijuar një parti politike, dy elementë shumë të rëndësishëm në vitin 2023.

Nëse Shehaj do të vendosë të gjitha burimet financiare që disponon në dispozicion atëherë, sipas Spahiut, do të ketë shumë sukses, ndërsa nëse nuk i vendos do të jetë shumë e vështirë.

“Unë mendoj që krijimi i një force të re politike është më i mirë se konflikti për të përçarë një parti. Gjithmonë duhet vlerësuar një individ që merr kurajën për të ndërtuar një lëvizje të re politike. Kjo është një kurajë e jashtëzakonshme dhe në përgjithësi Shqipërisë i mungojnë lëvizjet e reja politike.

Shqipëria nuk e ka atë luks që ka Kosova me 5-6 faktorë politikë, ashtu siç nxori Vetëvendosjen, larg dy forcave politike që ishte LDK-ja dhe PDK-ja dhe mendoj që Shqipëria gjithmonë duhet të tentojë për të krijuar forca politike”,-u shpreh në një intervistë për ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit