Home Sporti Ahmataj: Derb...

Ahmataj: Derbi ndeshje specifike, nuk jemi atje ku duhet

26
0

Tirana do të luajë nesër në orën 19:00 derbin e kryeqytetit përballë Partizanit në stadiumin “Air Albania”, e prapambetur nga java e gjashtë e kampionatit. Trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj u shpreh se skuadra ka disa shqetësime.

“Në radhë të parë dua të përgëzoj ekipin Kombëtar për arritjen që ka bërë dhe për kënaqësinë që na ka dhënë në futboll. Jemi krenar për këtë arritje të Kombëtares. Ndërsa derbi është një ndeshje specifike, sepse luajnë dy ekipet më të titulluara në vend dhe dihet rivaliteti.

Është një ndeshje për të luftuar dhe për të marrë më të mirën. Kemi disa shqetësime, por besoj se e kemi grupin për të përballuar sfidën. Derbi në tetor bardheblu? Kjo është ndoshta një shenjë fati. Ne kemi për detyrë ta luajmë derbin dhe pastaj rezultati i ngelet fushës.

Gjithmonë skuadrat që pas një vere të mirë, vijnë oshilacionet, motivimi në kampionat, ndryshimi i garës sjellin çrregullime. Mendoj se nuk jemi atje ku duhet, por duhet të bëjmë maksimumin për të arritur aty ku pretendojmë.

Na duhet forma e mirë e organizuar e skuadrës. Jo vetëm forma individuale e çdo lojtari, por forma totale e skuadrës. Të jetë koordinimi i duhur për të përballuar një ndeshje futbolli dhe për të bërë më të mirën në fushë”, u shpreh trajneri Ahmataj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit