Home Aktualitet Ahmetaj në bu...

Ahmetaj në burg apo mund të kërkojë azil? Avokati tregon se ku është ish-zv/kryeministri

50
0

Henrik Ligori, avokati i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj iu përgjigj interesimit të Euronews Albania lidhur me vendndodhjen aktuale të klientit të tij. “Ish-zv.kryeministri ndodhet brenda territorit të Shqipërisë”, ishte përgjigja e tij.

SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i kërkon autorizim për arrestimin e Arben Ahmetajt, pasi është ende deputet i PS-së.

Kurse gazetari Poli Hoxha, thotë se ka pak gjasa që Ahmetaj ta pranojë arrestimin. Për të ish-zv/kryeministri ka bërë shumë udhëtime jashtë vendit me miqtë e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që të kërkojë azil në një vend jashtë Shqipërisë.

“A do të përfundojë në qeli Arben Ahmetaj? Kjo mbetet për t’u parë. Ka pasur informacione që ai ka menduar për këtë ditë, koha i është dhënë shumë. Nuk është një flagrancë, di që Ahmetaj, këtë e kam të konfirmuar, ka bërë shumë udhëtime jashtë vendit me miqtë dhe njohjet e tij dhe ndoshta mund të lexojmë një lajm për azil nga Ahmetaj. Se është nga ata njerëz që edhe si profil, edhe si karakter s;e pranon kollaj burgun”, tha Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit