Home Sporti Ajax rrezikon...

Ajax rrezikon rënien nga kategoria, klubi merr vendimin për trajnerin

39
0

Ajax ka marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin Maurice Steijn. Ekipi legjendar holandez ndodhet në vendin e parafundit në renditjen e Eredivisie dhe ai që mori përsipër përgjegjësitë ishte trajnerin. Steijn firmosi këtë verë një kontratë 3-vjeçare, bashkë me klubin u arrit një marrëveshje për ta mbyllur atë më herët.

“Biseduam gjatë me klubin për këtë situatë dhe vendosëm që të ndërpresim marrëdhënien. Mendojmë se kjo lamtumirë është për të mirën e Ajax dhe më vjen keq”, tha trajneri Steijn.

Skuadra holandeze pësoi të dielën humbjen e katërt radhazi në kampionat. Ajax nuk fiton prej 8 ndeshjesh radhazi mes kampionatit dhe kupave, shifra këto që konfirmojnë krizën e këtij klubi, e nisur që sezonin e kaluar.

Ajax ka grumbulluar vetëm 5 pikë në kampionat, me 1 fitore në shtatë ndeshje të luajtura dhe dy për të rikuperuar. Ajax ka 22 pikë diferencë nga vendi i parë, ku qëndron PSV.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit