Home Aktualitet Aksident i rë...

Aksident i rëndë në “Rrugën e Elbasanit”, 4 makina përplasen. Janë 3 të plagosur

127
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj së enjte në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë. Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit