Home Aktualitet Aksident në a...

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplas këmbësorin

25
0

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure (7 shkurt) në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Urës së Dajlanit ku një mjet ka përplasur një këmbësor i cili është transportuar në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit