Home Aktualitet Aksident në D...

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë

41
0

Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur në lagjen Nr. 8 në Durrës.

Policia bën të ditur se shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe, bashkëshortë, banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit