Home Aktualitet Aksident në L...

Aksident në Lushnjë, karrotreci përplas për vdekje 50-vjeçarin

42
0

Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë. Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një karrotrec.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00, ku 27-vjeçari M.Ç., duke drejtuar karrotrecin ka përplasur për vdekje 50-vjeçarin. Viktima ende nuk është identifikuar dhe dyshohet se mund të jetë endacak.

Drejtuesi i karrotrecit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit