Home Uncategorized Aksident rrug...

Aksident rrugor në aksin Korçë-Pogradec, 3 të lënduar

62
0

Rreth orës 15:10 ka ndodhur një aksident pranë Maliqit, në fshatin Veliternë. Një 34 vjeçar R.H., po drejtonte automjetin tip “Benz” kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Si pasojë mbeti i lënduar nga aksidenti drejtuesi i automjetit R.H., dhe dy pasagjerët M.B dhe B.B. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Korçës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2023, rreth orës 15:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, shtetasi R. H., 34 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi shtetasi R. H., dhe dy pasagjerë të automjetit, shtetasit M. B. dhe B. B., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit