Home Aktualitet Aksident trag...

Aksident tragj*ik, humb jetën këmbësori në aksin rrugor Laç-Patok

205
0

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Laç-Patok, me pasojë humbje jete.

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, shtetasi F. M. duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi D. P.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”,-informon Policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit