Home Aktualitet Aksidentet, p...

Aksidentet, për faj të shoferëve. 590 persona të aksidentuar në 5 muaj

102
0

Për muajin maj numri i aksidenteve rrugore është ulur me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në 5 mujorin e parë të vitit kanë ndodhur 427 aksidente rrugore nga 483 të tilla vitin e kaluar. Edhe këtu vihet re një rënie me 11.6%.

“Ndërpresin rrugën vend e pa vend, nuk kalojnë në vijat e bardha, nuk respektojnë semaforin për këmbësorët, ka shumë veta që Akoma nuk e din se di funksionon semafori. Pra të gjitha këto, mospasja e një edukatë të mirfillt në sjelljen e këmbësorëve në rrugë, në zbatimin e normave të qarkullimit rrugor bëjnë që këta të kenë problemet e tyre. Gjithsesi ne nuk duhet të shfajësojmë dhe drejtuesit e mjeteve me këtë rast sepse dhe ata kanë pjesën e tyre që duhet të ecin me kujdes në kryqëzime aty ku këmbësorët ndërpresin me shumicë karrexhatën”, thotë Arben Luzi, ekspert rrugor

Sipas shifrave referuar Institutit të Statistikave, gjatë muajit maj ka pasur 136 persona të aksidentuar ndërsa në përllogaritjen 5 mujore rezultojnë 590 persona të aksidentuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit