Home Rajoni Aksidenti fat...

Aksidenti fatal që u mori jetën tre të rinjëve, po ndiqnin gara ilegale në rrugë

1710
0

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prizren ku 3 të rinj të moshës 20 vjeçare kanë humbur jetën teksa tre të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, kur të rinjtë ishin duke ndjekur gara ilegale, kur një prej mjeteve humbi kontrollin dhe përplasi personat në anë të rrugës.

Përplasja ishte fatale dhe për pasojë humbën jetën Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës 20 vjeç, teksa u lënduan dhe 3 të tjerë.

Sipas mediave në Kosovë, shoferi i cili i ka përplasur tre të rinjtë është Arlind Syla, familjar i Lordit, i cili humbi jetën në këtë aksident.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit