Home Aktualitet Aktori i madh...

Aktori i madh i humorit, Florian Binaj, a do të krijojë parti politike?

1275
0

Opozita e sotme shqiptare ka dalë jashtë loje dhe nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Ndaj ka lindur nevoja urgjente për një parti të re politike që të konkurojë jo vetëm mazhorancën, por partitë tradicionale të opozitës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Binaj u pyet nëse ka ndërmend të futet në politikë, për të avancuar kauzat ku beson.

“E kam thënë që ditën që politika do të bëjë për shqiptarët, atë që bën arti dhe humori, atëherë do të mendoj ta fus veten në një parti.

Ne kemi politikanët që janë këtu, që kur ka qenë Bushi i parë në qeveri. Erdhi Bushi tjetër, Obama, Trumpi, Biden. Këta janë akoma këtu. Në gjithë botën janë ndërruar liderët dhe ne kemi po këta.

Do të bëja një apel për ju që keni emisione politike dhe flitet vetëm për politikë dhe harrohen hallet e popullit. Si do t’i vijë halli atij fshatari që jeton në Konispol. Duhet të bëhen emisione për hallet e popullit”, tha Binaj.

Eshtë më se urgjente të krijohet kjo parti e re opozitare që të shkundë themelet e një klase të vjetër politike, të korruptuar dhe mafioze.

Njerëzit e presin këtë forcë të re opozitare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit