92% e shqiptarëve “refuzojnë” homoseksualët

Merita Poni: Ligji njeh të drejtën mes martesës së një burri dhe një gruaje, në fakt ligji duhet të ndryshojë.

Ideja e ndryshimit të kodit të familjes që do ti hapte rrugë martesës midis dy njerëzve të të njëjtit seks ose martesave gay, rikthehet në opinionin publik.

këtë herë nuk ka qenë asnjë përfaqësues i qeverisë apo i Parlamentit por një raport i financuar nga PNUD dhe USAID sipas të cilit personat që manifestojnë prirje seksuale ndaj së njëjtës gjini të mos përjashtohen nga e drejta për të lidhur martesë e për të adoptuar fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Merita Poni: Përpjekjet kanë shkuar deri në propozime tek Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Ministrisë së Drejtësisë, nuk ka pasur vullnet të mjaftueshëm për të ndryshuar kodin në këtë drejtim. Nëse të gjithë shtetasve u jepet kjo e drejtë si për t’u martuar me personin që duan, natyrisht mbi moshën e duhur ligjore dhe të krijojnë një familje me fëmijë në formë biologjike ose të birësuar, personave LGBTI kjo e drejtë u mohohet. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Koordinatorin e Përhershëm të OKB-së në Shqipëri Brian Williams ndër gjetjet e raportit porendi shifrën 92% të qytetarëve të cilët janë shprehur se refuzojnë të shoqërohen me persona që i përkasin këtij komuniteti.

Williams: Nuk ka asnjë arsye që dy njerëz që ndajnë të njëjtat prirje seksuale të mos krijojnë familje dhe të mos adoptojnë fëmijë. Ligjet janë aty dhe janë në rregull por në fakt ekziston një diskriminim masiv dhe sipas studimit, 92% e shqiptarëve nuk duan të shoqërohen me pjesëtarë të komunitetit LGBTI. Po ashtu ka një mendësi të gabuar, pasi 48% e të anketuarve besojnë se homoseksualiteti është sëmundje. Janë shumë gjëra për t’u bërë në këtë drejtim si me kompanitë që të mos i diskriminojnë, por edhe shkollat duhet të edukojnë brezin e ri mbi të drejtat e këtij komuniteti.

Në Shqipëri debati për lejimin ose jo të martesave  ku janë përfshirë politikanë por dhe njerëz të njohur publik ka riardhur në vëmendje disa herë duke shkaktuar lum reagimesh në shoqërinë shqiptare e cila mesa duket nuk është ende gati për të pranuar realitete të ndryshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?