Abuzoi me 13-vjeçaren, arrestohet pedofili në Berat

Një 49-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi ka tentuar të trafikojë për prostitucion një vajzë 19-vjeçare dhe njëkohësisht akuzohet për pedofili me një 13-vjeçare.

”Nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u bë arrestimi i shtetasit A.E, 49-vjeç, banues në Kuçovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19-vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13-vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?