Afati i fundit, Policia: Vendosni kamera sigurie ose…

Policia e Shtetit, bën me dije se ju ka dërguar bizneseve një letër, ku ju kërkon që të vendosin kamera sigurie. Në letër specifikohet edhe afati i fundit dhe kush nuk e zbaton ka sanksione.

Deri në 28 dhjetor kanë afat të gjithë bizneset për të vendosur kamera sigurie në ambientet e punës, përndryshe do të gjobiten.

Gjoba për këtë shkelje varion nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë. Ligji për sigurinë publike parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në çdo biznes privat që vlerësohet me risk nga Policia, që ka më shumë se 50 punonjës, apo bën një xhiro më të madhe se 10 milionë lek në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse ky veprim nuk kryhet nga ana e bizneseve, policia duke filluar nga 29 dhjetori do të dalë për kontroll dhe do të pajisë me një vërtetim sigurie bizneset që kanë vendosur kamerat, të tjerët do të gjobiten.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?