Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, mjeti godet 54 vjeçarin që lëvizte me kalë

Një 65 vjeçar nga Elbasani ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd.

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Mengël, ku 54 vjeçari me iniciale Sh.R, banues në Elbasan duke drejtuar  mjetin me  targa  EL 8223 B ka aksidentuar shtetasin Z.N.,  65  vjeç banues në Elbasan, i cili lëvizte me një kafshë pune.

I aksidentuari është dërguar  për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet hetimore dhe  procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?