Aksident në Pogradec, vajza përfundon në spital

Këtë të shtunë një mjet ka përplasur një këmbësore në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë në Pogradec. E plagosur ka mbetur një vajzë e cila u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit. Raportohet se ajo ka marrë goditje në kokë dhe fraktura të tjera. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga “blutë” lidhur me ngjarjen në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?