Aksidenti që i mori jetën 16-vjeçarit shqiptar, shoku i klasës zbulon detajet

Nëna e 15-vjeçarit, i cili është identifikuar si shoferi i makinës që u aksidentua në Greqi ku ndërroi jetë dhe 16-vjeçar shqiptar, Eljon Metaj, mohoi që djali i saj të ketë qenë duke drejtuar automjetin në momentin e aksidentit.

Kurse shoku i klasës së 15-vjeçarit ka hedhur poshtë versionin e saj, duke zbuluar se ky nuk ishte rasti i parë që shoku i tij i klasës e kishte marrë makinën e mamasë pa lejen e saj. Në aksidentin fatal në Loutsa shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje. Sipas shokut të klasës, 15-vjeçari kishte mësuar të ngiste makinën nga babai i tij dhe sipas tij nuk ishte hera e parë që kishte marrë makinën.

“E kishin bërë edhe më parë. Mamaja e tij nuk e dinte sepse ajo ishte në punë. Makinën ia kishte mësuar i ati”, tregon shoku i kasës së 15-vjeçarit. Nëna e 15-vjeçari që po drejtonte makinën, nga ana tjetër, deklaroi se djali i saj nuk dinte të ngiste makinën dhe se shoku i tij i kishte thënë të merrte çelësat e makinës. Prindërit e 15-vjeçarit shprehën shqetësimin dhe tronditjen e tyre për ngjarjen, duke theksuar se djali i tyre ishte i shokuar dhe po përpiqej të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?