FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla takim me homologun spanjoll, Grande-Marlaska: Bashkëpunim në goditjen e rrjeteve kriminale

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla këtë të premte ka pritur homologun nga Spanja, Fernando Grande-Marlaska. Balla thotë se kryefjalë e takimit ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.

“Me Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska, biseduam mbi bashkëpunimin midis agjencive tona ligjzbatuese në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Do të intensifikojmë bashkëpunimin në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikun e narkotikëve nga disa vende të Amerikës latine drejt Europës, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?