Berat, miratohet me konsensus buxheti

Pas dy viteve ( 2016-2017) të zbatimit të reformës territoriale – administrative, duke iu referuar statistikave të planifikimit, realizimit dhe përdorimit në mënyrë të dobishme të burimeve financiare, Bashkia e Beratit ndihet më e konsoliduar potencialisht dhe ekonomikisht.

Ky është viti i parë i zbatimit të ligjit  “Për financat e vetëqeverijses vendore”,  gjatë të cilit janë hedhur bazat e shëndosha të mirëmenaxhimit të financave vendore.

Mbështetur në mundësitë potenciale, eksperiencën e fituar, aftësitë e burimeve të saj njerëzore, specialistët e Bashkisë së Beratit përgatitën një Plan-Buxhet mjaft ambicioz për vitin e ardhshëm 2018 dhe PBA e 2018-2020, i cili, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, gjeti një konsensus të plotë nga të gjithë Këshilltarët Bashkiak të pranishëm ( 28 vota pro), të cilët mbi interesat politike, vunë interesat e gjithë komunitetit të Bashkisë së Beratit. Kjo është hera e parë që një Plan – Buxhet kalon në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak, duke u bërë shembulli më pozitiv, sesi interesi i një komuniteti prevalon mbi interesat partiakë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo për Bashkinë e Beratit ishte dhurata më  e bukur për festat e fundvitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?