Beratit i ka hije pastërtia (FOTO)
Zë vendin kryesor në fushata dhe spote turistike që promovojnë Shqipërinë. Por në fakt Berati, e sidomos Osumi ishte kthyer në një kosh mbeturinash. Forcat e Armatosura, administrata lokale, shoqëria civile në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit kanë bërë një punë të mirë për ta pastru
Vetë ministri Blendi Klosi ka postuar në facebook punën që është bërë këtë të premte për pastrimin e lumit. E siç duket nga foto është një punë për t’u vlerësuar.
Dita e sotme e pastrimit është pjesë e një aksioni tre ditor që ka nisur për të pastruar qytetin, e cili duhet të jetë ashtu siç e meriton.
“Punë e paqme! Faleminderit secilit qe iu përgjigj nismës sonë! Dhe mos harro! Nesër kemi një ditë tjetër punë për Beratin që duam! Mos mungo! Nesër nisim nga Kalaja, në orën 9.00. Takohemi aty”, shkruan ministri Klosi.


