Braimllari: Qeveria të dëmshpërblejë banorët. Prokurori sipas Kushtetutës

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllairi i ftuar në ”Fax News” ka deklaruar në lidhje më përmbytjet se nuk ka asnjë shifër për sa i përket dëmeve të shkatuara, duke shtuar se banorët meritojnë të dëmshpërblehen.

Braimllari ka folur edhe për çështjen e Prokurorit, për të cilën u shpreh se LSI-ja nuk zgjedh një prokuror i cili është antikushtetues, duke shtuar se Kushtetuta e përcakton qartë si zgjidhet dhe duhet të ketë 84 vota.

“Banorët meritojnë dëmshpërblim, por nuk ka asnjë shifër për sa i përket dëmeve të shkatuara. Kemi kërkuar që të jemi sa më pranë zonave të përmbytura. Në Dropull nuk po vijon puna për ndërtimin e një ure e cila kufizon lidhjen me banorët e zonave përrreth”,- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori i përgjithshëm?

Swiss Digital Mobile Reklama

“LSI nuk zgjedh një prokuror i cili është antikushtetues, sepse kushtetuta e përcakton qartë si zgjidhet. Kërkohet një konsesnsus që prokurori mos të jetë thjesht një prokuror, por të jetë i besueshëm për shqiptarët.

Shqetësimi i LSI-së është standarti i beueshmërisë së reformës në drejtësi. Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe kushtetuta flet qartë, duhet të respektohet kushtetuta

Për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm duhen 84 vota. Ne nuk kemi të bëjmë më një emër të përvetshëm, por vlersojmë standartin dhe jo emrin e një prokurori. Që reforma në drejtësi mos të shktërrohet por të vazhdojë dhe që të jetë e besushme për njerëzit.

Zgjedhja e prokurorit vonohet për disa arsye si pasojë e vonimit të formimit të KLP-së, ngjarjet e fundit të ndodhura në vend që na tregojnë një maxhorancë në trafikun e lëndëve narkotike. Kemi tre drejtues police në arrati, ky është një degradim i maxhorancës, nuk udhëhiqet nga parimet e shtetit të së drejtës por nga interesat vetjake.

Kryeministri i vendit ka për de tyrë të zbatojë kushtetutën e vendit tonë. Gjykimi për prokurorinë, ka gjithmonë nevojë për përmirësime./Fax Web/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?