Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Brenda një përbindëshi fluturues, B-2, aeroplani fuqisë ajrore absolute, i blinduar me teknologji, armë dhe mister

Aktualitet E diel, 29 Qershor 2025 10:46
Brenda një përbindëshi fluturues, B-2, aeroplani fuqisë ajrore absolute, i blinduar me teknologji, armë dhe mister
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

B-2 Spirit, bombarduesi strategjik amerikan, është një prej krijesave më enigmatike dhe të frikshme të teknologjisë ushtarake moderne, një përbindësh fluturues, sa i padukshëm aq edhe i pamëshirshëm. Me një kosto marramendëse prej 2.1 miliardë dollarësh për një njësi, ai mban rekordin si aeroplani më i shtrenjtë në botë, një simbol i fuqisë ajrore absolute dhe i superioritetit teknologjik të Shteteve të Bashkuara.
Dizajni i tij futurist në formë trekëndore, i ngjan një siluete fantazmagorike që sfidon aerodinamikën klasike dhe rregullat e dukshmërisë. Ai është ndërtuar për të operuar në thellësi të territorit armik, duke fluturuar i padukshëm për radarët, falë teknologjisë “stealth” që e bën atë pothuajse të pamundshëm për t’u zbuluar dhe kapur nga sistemet tradicionale të mbrojtjes ajrore.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 2 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 3 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 3 orësh


Disa nga të dhënat teknike të njohura për këtë përbindësh fluturues:
Hapësira mes majave të krahëve: 52 metra
Gjatësia: 21 metra
Pesha bosh: 72 tonë
Kapaciteti i fluturimit: Interkontinental
Motorët: 4 motorë General Electric F118-GE-100
Rrezja e veprimit pa furnizim: rreth 9,600 km
Kontrollohet nga: 2 pilotë
Ajo që e bën edhe më enigmatik është fakti se shpejtësia reale e tij nuk është bërë publike, duke ruajtur edhe më shumë mitin dhe frikën që ai bart në imagjinatën strategjike ushtarake të çdo armiku të mundshëm.


Përtej të dhënave, brenda këtij përbindëshi fluturues ndodhet një botë teknologjie e klasifikuar, ku gjithçka është në shërbim të efikasitetit ekstrem, precizionit të pamëshirshëm dhe mbrojtjes absolute të ekuipazhit. Kabina është ndërtuar me një kompleksitet të lartë elektronik dhe elektronikë të avancuar për misione të fshehta, shpesh me armë bërthamore në bord.
B-2 nuk është vetëm një mjet lufte, është një armë psikologjike, një mesazh ajror që shfaqet vetëm kur është tepër vonë. Ai mishëron idenë e epërsisë së padukshme, të pushtetit që vjen nga errësira dhe teknologjisë që shkatërron pa paralajmërim.
Në një kuptim më të gjerë, B-2 është një metaforë e fuqisë së epokës moderne, një përbindësh që fluturon në qetësi, por që mbart me vete një forcë katastrofike, një rikujtim i asaj se deri ku mund të arrijë mendja e njeriut kur kombinohet me qëllimin për të dominuar. Dhe pikërisht për këtë arsye, të jesh “brenda një përbindëshi fluturues” si B-2, është të ndodhesh në zemrën e një realiteti ku shkenca dhe strategjia takohen në një pikë ku fillon frika.
Përgatitit: Albert Vataj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 2 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 3 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 3 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 10 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 20 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 17 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.