Çfarë poston Rama, e ku e kanë mendjen komentuesit (VIDEO)

Mirëmëngjesin e sotëm, kryeministri Rama e ka uruar përmes një video nga aksioni për pastrimin e vendit, por disa prej komentuesve e kritikojnë, duke i kujtuar atij përmbytjet. “Problemi është të pastrohen para se të përmbytemi zoti kryeminister Edi Rama”, shkruan një prej tyre.

Një tjetër i sugjeron diçka: “Z.Kryeminister ….unë mendoj se duhen edukuar njerëzit në shqipëri…edhe të ketë gjoba të larta kush hedh plehra rrugës…”

“Mirmëngjes dĥe juve Zoti Kryeministër. Shumë punë për pastrim la përmbytja. E bindur se do të ja dilni dhe ky seëhtë problem. Problemi më i madh është se njerëzit i hedhin plehrat në vend e pa vend, të pasur e të varfër. Nuk mund të kalosh në një trotuar që jo pak orë më parë është pastruar se shikon bishtra cigaresh, letra byreqesh, e të tjera e tjera”, thotë një tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155397183166523/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?