Cilësia e Parlamentit? Ndoka: Kuvendi nuk është Akademia e Shkencave

Kritikat mbi cilësinë e parlamentit përgjatë viteve të fundit nuk kanë munguar. Por deputeti Nard Ndoka ndryshe nga të tjerët është optimist lidhur me prurjet e reja të këtij viti, duke deklaruar se kemi një parlament më të mirë se ai i legjislaturës së shkuar.

Në emisionin BOOM, Ndoka thotë se nuk duhet të harrojmë që Kuvendi nuk është Akademia e Shkencave por përfaqësuestë grupeve të ndryshme të interesit.

Fiori: Prurjet e reja në Kuvend si ju duken?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndoka: Parlamenti është fushë e minuar, janë peshkaqenët e mëdhenj që do të rrinë prapë brenda. Dhe këto figurat e reja që vinë janë nën presion dhe trysni edhe të kryetarëve të partive, edhe kundërshtarëve.Është e vështirë kur ballafaqohesh për herë të parë, nuk duhet ti gjykojmë, kur një deputet del për herë të parë dhe ta sulmojmë. Hera e parë, apo jo Rozi, ka vështirësi. Vërej që në parlament ka individë që e meritojnë të jenë aty, është më i mirë se katër vjet përpara, ka një hap cilësor. Pastaj nuk është Akademia e Shkencave Kuvendi i Shqipërisë, është përfaqësimi i grupeve të interesave të qytetarëve. Këta jemi ne, ne e duam Kuvendin në qiell dhe njerëzit janë në tokë. Duhet të pranojmë ata që kanë zgjedhur qytetarët në fund të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?