Çlirim Gjata: Proçedura për zgjedhjen e Kryeprokurorit anti-kushtetuese

Konstitucionalisti Çlirim Gjata është shprehur se me procedurën se si po zgjidhet Kryeprokuri i përkohshëm po shkelet kushtetuta dhe reforma në drejtësi ka shkuar në pikën zero.

Ai ka thënë se mbarimin e mandatit të Adriatik Llallës duhej ta përcaktonte KLP-ja dhe jo Parlamenti,  i cili sipas Gjatës ka iniciuar një procedurë antikushtetuese.

Gjata ka thënë se reforma në drejtësi u bë në mënyrë që organet e drejtësisë të bëheshin të pavarur nga politika, ndërkohë që me këtë procedurë të ndjekur politika merr pjesë në formimin e këtyre organeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kandidatët për Kryeprokuror kanë hyrë në një proces të paligjshëm. Vetë Parlamenti filloi një proces të paligjshëm. Injoranca nuk është argument. Edhe qytetari më i thjeshtë konsiderohet se i njeh ligjet. Por ata janë në një proces të paligjshëm. Janë po aq të paligjshëm sa edhe veprimi i Parlamentit”, tha Gjata në Faxnews.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, e gjitha është një manovër politike për ta vendosur me 71 vota prokurorin, pati një tentativë për të bërë dhe opozitën pjesë por nuk pranoi.

“Çështja është se ku e kanë gjetur në ligj këta këtë procedurë për prokuror të përkohshëm. Ku e ka gjetur Komisioni i Ligjeve. Nuk ka askund në ligj që parashikohet kjo procedurë.

Mbarimi i mandatit deklarohej nga KLP-ja, se ku e gjeti Parlamenti këtë procedurë ata e dinë. E gjitha kjo reformë që iu bë për të lënë jashtë politikën me këtë veprim ka rënë. E gjithë kjo periudhe 1 vit e gjysëm punë ka rënë. Thanë që reforma do të fusë politikanët e korruptuar në burg, por arma doli barut i lagur.

Organet e drejtësisë që të jenë të pavarur duhet të mos zgjidhen kështu, institucioni i reformës po krijohet me 71 vota”, tha Gjata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?