Çmimet që shoqërojnë festat e fundvitit
Periudha e festave të fundvitit, është koha kur blerjet janë të rëndësishme për familjet. Dhe fokusi janë çmimet. Tregtarët thonë se deri tani nuk kanë pësuar rritje. Këtë e pohojnë edhe konsumatorët.
Por ka edhe nga ata blerës që kanë vënë re rritje të lehta të çmimeve të fruta perimeve.
Blerësit që ndeshen me çmime abuzive kanë mundësinë t’i denoncojnë dhe për këtë Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës ka hartuar edhe një pyetësor.
Një prej pikave është është edhe konstatimi i këtyre rasteve. Pas konstatimit kanë mundësinë e denoncimit.

