Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

CNN: Një grerëz parazitare e sapoidentifikuar, e ruajtur në qelibar për 99 milionë vjet, i shtohet familjes së specieve

Aktualitet E diel, 30 Mars 2025 10:07
CNN: Një grerëz parazitare e sapoidentifikuar, e ruajtur në qelibar për 99 milionë vjet, i shtohet familjes së specieve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një grerëz parazitare e sapoidentifikuar, që gumëzhinte dhe fluturonte mes dinozaurëve 99 milionë vjet më parë, evoluoi një mekanizëm të çuditshëm për të kapur krijesat e tjera dhe për t’i detyruar ato të strehojnë padashur të vegjlit e saj, sipas një studimi të ri, njofton CNN.

Paleontologët studiuan 16 ekzemplarë të grerëzës së vogël të ruajtur në qelibar që datojnë që nga periudha e Kretakut që më parë ishte zbuluar në Mianmar.

Lloji i panjohur më parë, tani i quajtur Sirenobethylus charybdis, kishte një strukturë të ngjashme me mizën e Venusit në bark që mund ta kishte lejuar atë të kapte insekte të tjera, raportuan studiuesit në revistën ”BMC Biology”.

“Kur pashë ekzemplarin e parë, vura re këtë zgjerim në majë të barkut dhe mendova se duhet të jetë një flluskë ajri. Është shumë shpesh që shihni flluska ajri rreth ekzemplarëve në qelibar”, tha bashkautori i studimit Lars Vilhelmsen, një ekspert i grerëzave dhe kurator në Muzeun e Historisë Natyrore të Danimarkës.

“Por, më pas pashë disa ekzemplarë të tjerë dhe më pas u ktheva te i pari. Kjo ishte në fakt pjesë e kafshës”, shtoi ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vilhelmsen dhe kolegët e tij nga ”Capital Normal University” në Pekin përcaktuan se struktura ishte e lëvizshme sepse ruhej në pozicione të ndryshme në ekzemplarë të ndryshëm.

Krahasimi më i afërt që gjendet sot në natyrë është kurthi i mizave të Venusit, një bimë mishngrënëse me gjethe të varura që mbyllen kur gjahu futet brenda, sipas studimit të ri.

“Nuk ka asnjë mënyrë që të dini se si jetonte një insekt që ngordhi 100 milionë vjet më parë. Kështu që ju kërkoni analoge në faunën moderne të insekteve. A kemi ndonjë gjë midis grerëzave apo grupeve të tjera që duket kështu?”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Dhe nuk ka asnjë analog të vërtetë brenda insekteve. Na u desh të shkonim deri në fund nga mbretëria e kafshëve në mbretërinë e bimëve për të gjetur diçka që i ngjante nga distanca kësaj”, theksoi Vilmhalsen.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 3 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 4 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 4 orësh

Megjithatë, studiuesit arsyetuan se grerëza me siguri nuk kishte ndërmend të vriste me strukturën e çuditshme të kapjes.

Në vend të kësaj, ata teorizuan se grerëza injektoi vezë në trupin e bllokuar përpara se ta lëshonte atë, duke e përdorur krijesën si një mikpritës të padashur për vezët e saj.

”Larvat e saj më pas filluan jetën e tyre si parazitë në ose në trupin e pritësit dhe me gjasë përfunduan duke e ngrënë plotësisht bujtësin”, tha Vilhelmsen.

Një pamje më e afërt e Sirenobethylus charybdis tregon strukturën e ngjashme me mizën e Venusit në barkun e grerëzës. Qiong Wu

Fosilet e qelibarit ofrojnë një vështrim tërheqës, tredimensional në të kaluarën e largët.

Përveç bimëve dhe luleve, një bisht dinosauri, një gaforre, një milingonë, një merimangë dhe të vegjlit e saj dhe një xixëllonjë janë gjetur ”të varrosura” në rrëshirë pishe.

”Një i pasionuar fosilesh bleu qelibarin që përmbante Sirenobethylus charybdis, i cili erdhi nga rajoni Kachin i Mianmarit pranë kufirit me Kinën, disa vite më parë dhe ia dhuroi atë laboratorit kyç të evolucionit të insekteve dhe ndryshimeve mjedisore të universitetit kinez, në vitin 2016”, thanë autorët.

Fosilet e qelibarit kanë qenë disa nga gjetjet më emocionuese të paleontologjisë në vitet e fundit, por shqetësimet etike në lidhje me origjinën e qelibarit nga rajoni janë shfaqur, me disa paleontologë që bëjnë thirrje për një moratorium mbi kërkimin mbi qelibarin me burim nga Mianmari, pas një grushti ushtarak shteti të vitit 2021.

Një rindërtim i Sirenobethylus charybdis ilustron strukturën e çuditshme të kapjes së grerëzës. Xiaoran Zuo

‘E çuditshmja e Kretakut’

“I çuditshmja e Kretakut” Sirenobethylus charybdis i shtohet një liste në rritje të insekteve nga ajo kohë që “kishin përshtatje që janë jashtë kufijve të krijesave që janë gjallë sot”, tha Phil Barden, një profesor i asociuar në Institutin e Teknologjisë në Nju Xhersi, i cili ka punuar me fosilet qelibar.

“Kjo është e rëndësishme sepse ka rreth një milion lloje të insekteve të njohura – edhe me gjithë atë diversitet të gjallë, ka ende shumë surpriza të papritura në të dhënat fosile që janë përtej imagjinatës”, tha Barden, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, përmes emailit.

Megjithatë, tha ai, megjithëse është e besueshme, hipoteza e kurthit të mizave është “pak spekulative”.

“Duket se ka prova të qarta që komponentët e barkut do të kishin një gamë lëvizjeje. Ka gjithashtu një numër të fijeve ose qimeve, që duken të jenë në pozicionin e duhur për të zbuluar strehuesit dhe potencialisht për t’i imobilizuar ata,” tha Barden.

Ai tha se është e mundur që strukturat biologjike mund të kenë pasur një qëllim tjetër, siç është zbulimi i gjahut në tokë ose ndoshta edhe transportimi i grerëzave të foshnjave.

“Sot, mijëra lloje grenzash parazitoide janë të afta të imobilizojnë bujtësit pa shtrëngim barku. Pse këto grerëza nuk ishin në gjendje të mbështeteshin thjesht në pickimet e tyre ose të përfshinin pjesët e tyre të gojës në kapjen e bujtësit siç bëjnë speciet e gjalla?” pyeti Barden.

Vilhelmsen tha se një faktor kyç në interpretimin e fosilit nga kolegët e tij ishte vendndodhja e organit të vezëve të grerëzës – pikërisht pranë strukturës së ngjashme me kurthin. Megjithatë, të gjitha ekzemplarët Sirenobethylus charybdis të ekzaminuara deri më tani janë grerëza femra, dhe kështu studiuesit nuk ishin në gjendje të përjashtonin që struktura mund të kishte luajtur një rol gjatë çiftëzimit, sipas studimit.

“Kjo është diçka unike, diçka që nuk e prisja kurrë ta shihja dhe diçka që as që mund ta imagjinoja do të gjendej,” tha Vilhelmsen. “Është 10 nga 10.”

AV/KJ

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 3 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 4 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 4 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 11 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 21 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 18 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.