Dëbora bllokon zonën e Gollobordës, 10 fshatra të izoluara

Reshjet e dendura të dëborës dhe era e fortë kanë krijuar bllokime në disa prej akseve rrugore në zonën e Gollobordës, ku 10 fshatra janë izoluar. Që prej ditës së premte në këtë zonë nuk ka qarkulluar asnjë lloj automjeti, pasi në disa vende trashësia e dëborës shkon mbi 1 metër.

I bllokuar është dhe aksi rrugor nacional Librazhd-Bulqizë. E njëjtë është edhe situata në aksin rrugor Sterblev-Klenjë-Shupenz, ku trashësia e dëborës arrin në 50 centimetra. Banorët kërkojnë nga instancat shtetërore zhbllokim të rrugëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?