“Do e bëjmë kryeprokuror, se i ka fituar paratë me lojëra fati”
Profesor Përparim Kabo bëri bujë me pyetjet e tij thumbuese, për kandidatët e drejtësisë.
Por, nuk është ndalur me kaq.
Kabo ka komentuar deklaratën e një kandidati për kryeprokuror, i cili ka justifikuar pasurinë e tij, duke thënë se e ka fituar me lojëra fati.
“Kur një person thotë më bëni Krye- prokuror-Krye se pasurinë e kam bërë me lojëra fati…kjo do të thotë ndryshe që fatin tonë si njerëz dhe si atdhe ta luajmë në kazino….eh more shpirt i tregëtuar deri ku ke mbritur….Dikur në kohën e Mbretërisë edhe në punë nuk të mernin nëse kishe vese të tilla pa le të të jepnin kredi në bankë apo të të bënin Krye-prokuror-Krye….modernitet banal ky i sotmi…”, shkruan profesor Kabo.

