Do përmbytet sërisht autostrada Tiranë-Durrës? Jahollari tregon se…

Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari ka garantuar se përmbytjet e sivjetshme që paralizuan lëvizjen e automjeteve për 48 orë nuk do të përsëritet në të ardhmen.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me emisionin “Njerëz në Fokus” Jahollari është shprehur se pas përmbytjes së 30 nëntorit janë marrë të gjitha masat për të përballuar skenare të ngjashme në të ardhmen.

“Reshjet e shiut të 30 nëntorit ishin jashtë parashikimeve. Është dashur një projekt teknik për të analizuar situatën. Projekti përfundon brenda 45 ditëve. Tashmë janë marrë pasat e nevojshme, dhe janë pastruar kanalet kulluese. Vitin e kaluar kemi patur më shumë përmbytje. Nisur nga ndërhyrjet, ju garantojmë se nuk do të ketë më përmbytje në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e reshjeve të shiut”, u shpreh Jahollari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?