Drejtësia, Fana: Klasa politike kapitulloi ndaj dhunës së një ambasadori

Juristi i njohur Neshat Fana, i ftuar dje në “Arena” në Ora News, tha se ekspertët e huaj që bënë reformën në drejtësi në Shqipëri nuk do të lejoheshin në kancelaritë perëndimore për të kryer eksperimente të tilla. Fana tha se klasa politike iu nënshtruar “dhunës” siç e cilësoi ai të një ambasadori që linçoi publikisht çdo kënd sipas Fanës që kritikonte pjesë të draftit.

Fana: Drejtësia është pengesa për zhvillimin ekonomik, për integrimin, për gjithçka. Ok është shumë e rëndësishme dhe për këtë u sajuan institucione të papara  ndonjëherë, u ndërtuan që të pengojnë njëra-tjetrën, u ndërtua që një bullon nga kjo makineri të dalë padashje dhe e tërë makineria të mos funksionojë.

Unë nuk jam absolutisht dakord me cilësinë e ekspertëve ndërkombëtar dhe betohem në atë Zot që nuk ka kancelari perëndimore që ata ekspertë t’i lejojë në vendet e tyre të bëjnë eksperimente të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha mendimet kundër këtyre mekanizma u quajtën mendime armiqësore dhe kushdo që kundërshtonte një presje, je kundër reformës. Shkoi deri aty sa u investuan mekanizma ndërkombëtar se ti je antireformë. Ambasadori amerikan u mor me emra, me njerëz. Kushdo që kontestonte diçka ishte kundër reformës. Arriti kulmin në seancën e turpshme. Shkuan 140 veta dhe votuan nën presionin e ambasadorit amerikan. U çua edhe Armando Prenga nën arrest shtëpie dhe shkoi e votoi. Po ta kishte bërë një hallexhi do ta arrestonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka qenë akti më i turpshëm, kapitullim i klasës politike ndaj dhunës së një ambasadori apo vullneti politik. Gjithë ai presion solli krijimin e një makinerie dizastër që ka një gjë të mirë, vetëm Vettingun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?