FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy 19-vjeçarë kapin dhe rrëmbejnë 17-vjeçarin, e ngacmojnë dhe e nxjerrin Live në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Kolsh të Lezhës, ku një adoleshent është rrëmbyer nga dy 19-vjeçarë të cilët më pas e kanë ngacmuar seksualisht dhe e kanë nxjerrë live në rrjetin social TikTok.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Gj., 19 vjeç, dhe A. Ll., 19 vjeç, të dy banues Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i tyre u bë pasi një 17-vjeçar bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, duke treguar se më datë 21.07.2022, rreth orës 22:30, është marrë në automjet pa dëshirën e tij nga këta dy shtetas dhe është çuar në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të arrestuar A. Gj. dhe A. Ll. do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?