FOTO/ Alarm për eksploziv në Vlorë

Alarm për eksploziv në Vlorë.

E.S., 30 vjeç ka telefonuar Salla Operative Vlorë rreth orës 18:55, duke njoftuar se dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip “Benz”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip “Benz” gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime zyrtare nga policia e Vlorës thanë se janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?